Trepça e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhtën Istogun në udhëtim me rezultat 65:112.
Mitrovicasit fituan bindshëm këtë sfidë, ku njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusic.
Reprezentuesi i Kosovës kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve.
Sidoqoftë, Tmusic shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.
Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime duke shtuar edhe dy topa të vjedhur. /Telegrafi/