Telegrafi

Statistikat individuale pas xhiros së 22-të në elitën e basketbollit

Xhiroja e 22-të në elitën e basketbollit të Kosovës ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.

Sa i përket pikëve për ndeshje prin Dardan Berisha me 23.1 për ndeshje, duke u pasuar nga Courtney Fells, po ashtu i Pejës me 22.2, si dhe Stephen Maxwell me 21.8.

Ndërkohë, sa i përket kërcimeve, në vendin e parë është Urim Zenelaj me 10.4 për ndeshje, kurse pas tij janë Immanuel King, ish-basketbollisti i Bashkimit me dhjetë pikë për ndeshje dhe Courtney Fells me 8.5.

Lexo po ashtu Statistikat pas xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Në asistime, më i miri deri më tani është Ivan Koljeviq, ish-basketbollist i Prizrenit 16, tashmë i Rahovecit. Koljeviq ka 8.2 asistime për ndeshje, duke u pasuar Ilter Erdem me 7.5 dhe 6.6.

Urim Zenelaj është në vendin e parë edhe sa i përket bllokadave me 1.9 për ndeshje, kurse në vendin e dytë është Andrew Gordon i Trepçës me 1.6 dhe i treti është Briam Faye me 1.3.