Site icon Telegrafi

Statistikat flasin vetë, Lewandowski 27-25 Barcelona: Realiteti i ashpër që duhet të pranohet

Barcelona do të vizitojë në “Allianz Arena” skuadrën që e ka siguruar kualifikimin, Bayern Munich.

Është një statistikë që nxjerr në pah realitetin e ashpër të sezonit të këtyre dy klubeve deri tani: Robert Lewandowski ka më shumë gola në sezonin 2021/22 se i gjithë skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi polak mbetet në formë të jashtëzakonshme dhe ka 27 gola në 21 ndeshje këtë sezon.

Barcelona në tërësi ka shënuar vetëm 25 gola në të gjitha garat.

Në Ligën e Kampionëve, krahasim mbetet i njëjtë. Lewandowski ka nëntë gola në Grupin E, ndërsa Barcelona ka vetëm dy.

Skuadra bavareze është dukur e pandalshme, duke arritur pesë fitore nga pesë në këtë garë, gjë që e bën detyrën e katalanasve edhe më gjigante.

Për të siguruar kualifikimin në 16-shen e fundit, ata duhet t’i japin Bayernit humbjen e parë të sezonit.

Me gjithë këto statistika, Barcelonës i duhet një mrekulli dhe ndoshta shansi i saj më i mirë për përparim do të jetë mbështetja në Dinamo e Kievit duke shmangur humbjen në “Estadio da Luz” kundër Benficas.

Nëse Shqiponjat fitojnë, edhe skuadra e Xavit duhet të marrë të tre pikët. /Telegrafi/

Exit mobile version