Telegrafi

Statistikat favorizojnë Slovan Bratisllavën, por Feronikelit i duhet vetëm një gol

Feronikeli do të ketë mundësinë që të kalojë në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Klubi drenicakas do ta mirëpres para shikuesve të vetë skuadrën sllovake të Slovan Bratisllavës, takimi i cili do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës dhe pritet të startojë në ora 18:00.

Telegrafi ka analizuar disa statistika të cilat në përfundim sjellin se klubi sllovak qëndron më mirë se kampioni i Kosovës, por që me një gol të shënuar dhe asnjë të pësuar të trajnerit Zekirja Ramadanit, do të bënte që ta shohim në një rreth tjetër të garave evropiane.

Feronikeli ka shënuar një gol për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Nikli ka pranuar dy gola për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Slovan Bratislava ka realizuar 2.5 gola për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Slovan Bratislava ka pranuar një gol për ndeshje në tri ballafaqimet e fundit në garat evropiane.

Ndryshe, takimi i parë mes këtyre dyja skuadrave ka përfunduar 2-1 për Slovanin, i cili është njëherë fitues i Kupës së Fituesve të Kupave.  /Telegrafi/