Real Madridi fitoi me rezultat 1-2 ndaj Getafes në La Liga.
Kjo ishte një dhuratë e mirë për trajnerin Zinedine Zidane, i cili mbushi 100 ndeshje në krye të Los Blancos.
Me këtë rast Reali ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë, katër më pak se Barcelona, por e cila ka një ndeshje më pak (ndaj Ateltico Madridit).
Në 100 ndeshje në krye të Realit francezi ka fituar shtatë trofe, ndërsa më poshtë keni statistikat:
Zidane te Reali: 75 fitore, 17 barazime, 8 humbje, 273 gola të shënuar dhe 101 gola të pranuar.
Lojtari që ka shënuar më së shumti gola gjatë kësaj periudhe është Cristiano Ronaldo (74).
Portugezi është i ndjekur nga Karim Benezma me 33 gola.
Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Eibarit. /Telegrafi/
💯 Zidane has reached 100 matches as #RealMadrid coach!
💪 75 wins
⚽ 273 goals
🏆 7 trophies pic.twitter.com/36vECFwGJR— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 14, 2017