Neymar dhuroi një ndeshje për të mos u mbajtur mend për klubin e tij të fëmijërisë Santos, pasi ylli brazilian regjistroi disa statistika të tmerrshme.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit e gjeti veten atje ku nisi gjithçka pasi kontrata e tij luksoze me Al-Hilal u ndërpre shkaku i lëndimeve të tij të shpeshta.
Pati thashetheme se Neymar mund të ribashkohet me Lionel Messin dhe Luis Suarez në MLS tek Inter Miami, por ai vendosi të shkojë tek Santosi për gjashtë muaj.
Për herë të parë me fanellën e klubit brazilian, Neymar kishte debutuar në vitin 2023 kur u fut nga banka rezervë në barazimin 1-1 ndaj Botafogos.
Neymar këtë radhë luajti nga minuta e parë, por kontriboi shumë pak në 75 minuta lojë sa i pati gjithsej.
33-vjeçari nga tetë driblime sa i tentoi gjithsej e kompletoi vetëm një, humbi një top në 24 raste dhe dështoi që të bëjë ndonjë gjuajtje në drejtim të portës./Telegrafi/