Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ishte njëri nga më të dobëtit në ndeshjen e fundit të Anglisë ndaj Danimarkës në Euro 2024.
Anglia ishte larg skuadër më e dobët sesa Danimarka në ndeshjen e së enjtes, e cila përfundoi me barazim 1-1.
Shumica e yjeve të mëdhenj anglez ishin nën nivel në këtë takim, duke bërë paraqitje të tmerrshme.
Njëri nga ta padyshim se ishte ylli i Real Madridit, Bellingham, i cili ishte hija e lojtarit të cilin jemi mësuar ta shohim.
Përveçse nuk shënoi dhe nuk asistoi, anglezi pati edhe zero goditje në portë, vetëm dy prekje të topit në zonën e kundërshtarit dhe vetëm dy pasime në pjesën e tretë të fushës.
Bellingham gjithashtu pati edhe 10 duele të humbura në ndeshjen ndaj Danimarkës, për të kompletuar paraqitjen e tij të tmerrshme. /Telegrafi/