Napoli e ka marrë fitoren e parë ndaj Eintracht Frankfurtit në Deutsche Bank Park, në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane ishte dukshëm më e mirë në fushë, ashtu që ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi nikoqir.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mrekullueshme duke marrë një vlerësim solid.
Notën më të lartë te Partenopei e ka marrë golashënuesi Giovanni Di Lorenzo, i ndjekur nga Min-jae-Kim dhe Hirving Lozano.
Portieri i skuadrës gjermane, Kevin Trapp, është ndër më të vlerësuarit përkundër se i pranoi dy gola, duke qenë se falë tij humbja nuk ishte më e thellë.
Ndërkaq, Randal Kolo Muani, i cili u përjashtua me karton të kuq në pjesën e dytë, e ka marrë notën më të ulët në ndeshje.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Eintracht Frankfurt 0-2 Napoli. /Telegrafi/