Site icon Telegrafi

Statistikat e pjesës së parë: Turqia 0-0 Kosova (Foto)

Ka përfunduar pjesa e parë takimi mes Turqisë dhe Kosovës.

Në një ndeshje ku te dyja skuadrat goditën nga njëherë shtyllën, kombëtarja turke ka poseduar topin më tepër.

Kombëtarja turke goditi shtyllën përmes Burak Yilmaz, ndërsa përfaqësuesja kosovare goditi shtyllën në kohën shtesë përmes Valon Berishës, i cili mori një pasim të saktë pas një aksion mirë të organizuar prej Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës.

Vlen të theksohet se portieri Samir Ujkani ishte në nivel të lartë ku në pesë raste ka treguar shkathtësitë.

Ndryshe, analistët turk kanë vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës në 45 minutshin e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version