Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Islandës.
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar një pjesë të parë të mirë, por kjo paraqitje nuk vlen pasi kanë pranuar dy gola naiv.
Fillimisht ishte Bjorn Sigurdarson, i cili shënoi në minutën e 25 nga afërsia, ndërsa rezultatin e dyfishoj ylli i kombëtares, Gylfi Sigurdsson, që shënoi nga pika e bardhë.
Megjithatë, përveç golit, statistikat tjera flasin në të mirë të Kosovës, të cilët poseduan topin për 60 për qind të kohës. ndërsa Islanda kishte topin në këmbët e tyre në 40 për qind të kohës.
Kosova ishte më e mirë edhe në pasimet e kompletuara, ndërsa në goditjet në portë më të mirë ishin mysafirët të cilët tentuan tetë herë, ndërsa Kosova vetëm tre herë. /Telegrafi/
Statistikat e pjesës së parë: