Kosova nuk u dorëzua, luftoi dhe në fund i dha gëzim të madh tifozëve anembanë vendit.
Një lojë e madhe me shumë raste, që në fund u mbyll 3-2 në të mirë të luanëve tanë.
Skuadra jonë e dominoi Bullgarinë nga fillimi deri në fund, në çdo aspekt të lojës.
Sa i përket dominimit dominoi me 61 për qind të lojës, kundrejt 39 për qind të bullgarëve.
Tentimet në portë ishin 6:17 në favor tonin, ndërsa në kuadrat ishim baras 4:4.
Goditjet jashtë portës ishin 2:11, një gjë që duhet ta rregullojmë, pasi krijojmë shumë.
Kosova me këtë fitore ka pesë pikë, me një fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/
Statistikat e ndeshjes
Bullgaria Statistika Kosova
2 Gola 3
6 Tentime të përgjithshme 17
4 Brenda kuadratit të portës 4
2 Jashtë kuadratit të portës 11
0 Bllokada 2
7 Goditje nga këndi 6
2 Pozita jashtë loje 7
39% Posedimi i topit 61%