Telegrafi

Statistikat e internetit shqiptar të vitit 2017 nga Gjirafa

Statistikat e vitit 2017 mbi temat, kërkimet, personalitetet e gjërat më të përfolura të vitit, nga Gjirafa.com.

Edhe këtë vit, si çdo vit, Gjirafa ka vazhduar me traditën e postimit të statistikave të ueb-it shqiptar. Ajo çfarë kanë kërkuar më së shumti shqiptarët, kategoritë e lajmeve më të popullarizuara, temat më të diskutuara, ngjarjet më të diskutuara, personat më të përfolur, e shumë të tjera janë publikuar sot.

Këtë vit, ajo çfarë kanë kërkuar shqiptarët në ueb është mjaft interesante. Kërkimi numër një është “Egjeli”, i pasuar nga “Stupcat”, “Kafeneja”, “Prishtinë” etj. Siç duket këtë vit, Stupcat, duke mbajtur primatin e dy vendeve të para në kërkimet e shqiptarëve, kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Në anën tjetër, kategoria më e popullarizuar nga lajmet janë lajmet politike në Kosovë, të cilat e mbajnë vendin e parë me 20% nga të gjitha kategoritë, ndërsa pasohen nga lajmet politike në Shqipëri, të cilat mbajnë vendin e dytë me 16%. Pas këtyre dy kategorive, ndryshon renditja, me Showbiz në vendin e tretë, sport në vendin e katërt dhe lajme nga bota në vendin e pestë.

Temat më të diskutuara në uebin shqiptar kanë qenë Zgjedhjet e 11 qërshorit, Zgjedhjet lokale, arrestimi i Ramush Haradinajt dhe formimi i ushtrisë së Kosovës, ndërsa, ngjarjet më të diskutuara të vitit 2017 janë përgjimi i telefonatave, rrahja mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës, Arbana Xharra në PDK dhe sulmi ndaj saj, si dhe arrestimi i Albin Kurtit.

Në top personalitetet, në 3 vendet e para qëndron Ramush Haradinaj, Edi Rama, dhe Kadri Veseli, ndërsa në top qytetet më të përmendura të vitit janë Shkupi, Tirana, dhe Prishtina. Top shtetet më të përmendura në ueb-in shqiptar janë Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Episodi i parë i “Egjeli”-t nga Stupcat mban vendin e parë me shikime dhe komente në GjirafaVideo për vitin 2017, dhe gjithashtu kanali i Stupcave është kanali numër një në GjirafaVideo, pasuar nga Kafeneja Jonë, dhe Koha.

Në Gjirafa50.com gjatë vitit 2017 janë realizuar mbi 11 mijë biseda me përdorues, ndërsa kulmi i përdorimit të kësaj platforme ka arritur në Black Friday, ku janë bere mbi 100 porosi për 10 minuta, ndërsa për 60 sekonda janë shitur 10 konzola lojërash Xbox.

Në platformën e bizneseve, Gjirafa.biz, kërkimi më i madh ka qenë për lulishte, që gjendet në vendin e pare, ndërsa në kategoritë më të vizituara fabrikat mbajnë vendin e parë me 10% vizita nga të gjitha kategoritë e tjera.

Gjithashtu, platforma AdNetwork, ka vazhduar me reklamime, duke shfaqur mbi 1 miliardë reklama, në mbi 60 portale partnerë, për bizneset e ndryshme shqiptare, që kanë gjetur mënyrën e të bërit biznes me anë të marketingut digjital, përmes GjirafaAdNetwork.

Gjeni këto dhe të gjitha statistikat e tjera në https://gjirafa.com/statistika2017