Telegrafi

Statistikat e Francës dhe Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Kroacisë do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Finalja e madhe e Kupës së Botës do të sfidohet në mes të Francës dhe Kroacisë në stadiumin Luzhniki të Moskës me fillim nga ora 17:00.

Sikurse kombëtarja e Gjelave, ashtu edhe ajo kroate kanë zhvilluar ndeshje të mëdha dhe janë me plot meritë në finalen e madhe.

Lexo po ashtu Francë – Kroaci, formacionet e mundshme dhe analiza taktike e finales së madhe

Por, përveç fitoreve, cilat janë statistikat e tyre të përgjithshme deri në arritjen e tyre në finale?

Franca në ndeshjet e grupeve kanë shënuar tri herë dhe kanë pranuar një gol, ndërsa deri në finale kanë shënuar 10 herë dhe kanë pranuar katër gola.

Franca (Getty Images)

Në anën tjetër, Kroacia ka shënuar shtatë herë në grupe dhe ka pranuar vetëm një gola, ndërsa deri në finale ka shënuar 12 herë dhe ka pranuar katër gola.

Kroacia (Getty Images)

Në posedimin e topit diçka më mirë qëndrojnë kroatët, të cilët gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri në finale kanë mbajtur topin në 55 për qind të rasteve, për dallim nga 49 për qind e francezëve.

Lexo po ashtu Tri arsyet pse Kroacia e meriton të fitojë Kupën e Botës
Lexo po ashtu Tri arsyet pse Franca e meriton të fitojë Kupën e Botës

Kroatët qëndrojnë më mirë edhe në goditjet në portë, pasi kanë goditur plot 100 herë në gjashtë ndeshje, për dallim nga francezët që kanë goditur 75 herë në portën e kundërshtarëve.

Francezët qëndrojnë më mirë në pasime, pasi kanë kompletuar plot 84 për qind të pasimeve, ndërsa kroatët 82 për qind. /Telegrafi/