Telegrafi

Statistikat e COVID-19 sipas grup-moshës në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar sot një tabelë ku jepen të dhëna për përhapjen e coronavirusit në kryeqytet, sipas grupmoshave.

Nga kjo tabelë që kryetari Ahmeti ka postuar në Twitter shihet se nga fillimi i pandemisë janë 40 fëmijë deri në moshën 4 vjeçare që janë infektuar në Prishtinë. Aktualisht, aktiv me coronavirus janë 10 fëmijë.

Në total, në Prishtinë janë të infektuar 3,103.

Me coronavirus, aktualisht aktiv janë 1,536 raste, të shëruar 1,533 dhe 34 viktima. /Telegrafi/