Telegrafi

Statistika të zeza në Meksikë, 29 vrasje në 100 mijë banorë

Shkalla e vrasjeve në Meksikë mbetet në nivele të larta me 29 vrasje për 100 mijë banorë.

Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave të shtetit meksikan.

Për hir të krahasimit, Shtetet e Bashkuara në vitin e fundit për të cilin disponohen të dhëna, kishte rreth pesë vrasje për 100 mijë njerëz.

Kujtojmë se vitin e kaluar kanë ndodhur 36,476 vrasje në Meksikë, raporton reuters.

Vlerësohet se deri në fund të këtij viti, shkalla e vrasjeve do të jetë edhe më e lartë, sepse në tetë muajt e parë të vitit, kishte 24,116 vrasje në Meksikë, që është një rritje prej rreth 1.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/