Më shumë se tremijë dollarë për sekondë paguhen në mbarë botën, për të parë filma porno. Industria është në zgjerim dhe faktet e mëposhtme janë interesante.
– 27.4 miliardë dollarë është xhiroja e pornos në Kinë. Ata janë të parët në botë.
– Koreano-jugorët shpenzojnë 526 dollarë për kokë për porno. Ata janë të parët në botë.
– Në mbarë botën ka 42 milionë faqe porno. Kjo do thotë 12 për qind e të gjitha faqeve.
– 3 për qind e të pyeturve në një sondazh thonë se kanë parë më shumë se 50 orë porno në muaj.
– 72 për qind e përdorin pornon për masturbim, sipas një sondazhi të institutit Kinsey.
– Aktoret porno në SHBA marrin mesatarisht 600 deri në 900 dollarë për një skenë mashkull-femër dhe deri në 1200 dollarë për një skenë me seks anal.
– 89 për qind e faqeve porno janë nga SHBA-të.
– 72 milionë njerëz në mbarë botën shohin çdo muaj faqe porno.
– 30 për qind e të pyeturve thonë se ndjehen keq pasi shohin porno.
– 50 mijë të punësuar në industrinë porno vetëm në Kaliforni.
– Industria porno kontribuon me 12 deri në 20 miliardë dollarë në ekonominë amerikane.
– Në SHBA xhirohen çdo javë rreth 200 filma porno.
– Me 1750 filma, rekordin për më shumë filma porno e mban pornostari amerikan, Ron Jeremy. /mapo/