Ermir Lenjani nuk do të largohet nga skuadra aktuale e tij Sion.
Mesfushori i Kombëtares i ka bindur të gjithë dhe pjesën e mbetur të sezonit do të vijojë që të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës në Superligën zvicerane.
Pas fazës përgatitore dhe zborit katër ditor në të cilin u dërguan futbollistët e Sionit, mediat zvicerane bënë me dije se mesfushori kuqezi do të s’postohej te ekipi i dytë i Sionit.
Mirëpo, nga dje, me insistim të stafit drejtues me në krye presidentin Kristian Konstanti, drejtorin sportiv dhe vetë trajnerin Garsia De La Torre, është vendosur që Lenjani të rikthehet në ekipin e parë.
Kjo, në bazë të një analize të statistikave të pjesës së parë të edicionit, ku futbollisti kuqezi ka pasur statistika pozitive.
Ermir Lenjani mund të aktivizohet në të dy rolet e linjës së majtë, si në atë të mbrojtësit edhe në atë të mesfushorit.