Telegrafi

Statistika e pasimeve të Cityt në pjesën e dytë ndaj Huddersfieldit tregojnë superioritetin e skuadrës së Guardiolas në PL

HUDDERSFIELD, ENGLAND - NOVEMBER 26: David Silva of Manchester City goes past Jonathan Hogg and Danny Williams of Huddersfield Town during the Premier League match between Huddersfield Town and Manchester City at John Smith's Stadium on November 26, 2017 in Huddersfield, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Manchester City fitoi me rezultat 2-1 ndaj Huddersfield dhe kështu vazhdoi në vendin e parë në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas vazhdon të jetë e pamposhtur këtë sezon dhe janë favorit për të fituar titullin.

Lexo po ashtu Formacioni i javës së 13-të në Ligën Premier, nuk mungon Shaqiri (Foto)

Se City janë një nivel mbi skuadrat tjera angleze e tregon më së miri statistika e tyre e pasimeve në pjesën e dytë ndaj Huddersfieldit.

Vendasit gjatë gjithë 45 minutave kompletuan vetëm 16 pasime, ndërsa Man City  kompletoi 285 pasime.

Ndeshja e ardhshme e Cityt është ndaj Southamptonit.

Lojtarët që shquhen për pasime te Citizens janë Fernandinho, David Silva, Kevin de Bruyne dhe Fabian Delph.

Golat për Cityn ndaj Huddersfield shënuan Sergio Aguero dhe Raheem Sterling /Telegrafi/