Site icon Telegrafi

Statistika e keqe që vjen si lajm i keq për Shqipërinë para ndeshjes

Shqipëria takohet sonte me Francën në Marseille, në ballafaqimin e xhiros së dytë në Grupin A në “Euro 2016”.

Pas humbjes nga Zvicra, kuqezinjtë kanë nevojë për pikë që të mbajnë gjallë ëndrrën e kualifikimit të mëtutjeshëm.

Mirëpo, UEFA.com ka publikuar një statistikë e cila është lajm shumë i keq për Kombëtaren.

Franca nuk ka pësuar asnjë disfatë në katër ndeshje zyrtare të zhvilluara në Marseille.

Ata kanë fituar tri dhe barazuar një ndeshje.

Exit mobile version