Telegrafi

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Man City – Chelsea

Manchester City dhe Chelsea do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

‘Qytetarët’ dhe Blutë do të ndeshjen mes vete në një finale krejtësisht angleze për trofeun më të madh ekipor evropian.

Vendi: Estadio do Dragao (Porto)

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Man City

Ekipi i Pep Guardiolas është i kompletuar dhe pa asnjë lëndim për finalen e sotme në Ligën e Kampionëve.

Sergio Aguero shënoi dy herë nga stoli në fundjavë, por Pep Guardiola pritet të luajë pa sulmues pyke në këtë ndeshje.

Joao Cancelo ka qenë një zbulim për Cityn këtë sezon, por çuditërisht e ka gjetur veten herë pjesë të formacionin dhe herë pjesë e bankës rezervë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Fernandinho mund të jetë një titullar surprizë për Guardiolan sot (e shtunë) pas disa paraqitjeve vërtet mbresëlënëse në fund të sezonit.

Chelsea

Thomas Tuchel shpreson që portieri Edouard Mendy dhe mesfushori N’Golo Kante do të jenë në gjendje të fillojnë si titullar në finalen e sotme.

Kai Havertz, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech janë në garë për një vend përkrah Mason Mount dhe Timo Werner në sulm.

Cesar Azpilicueta do të luajë si një mbrojtës i tretë qendror ose si mbrojtës i krahut të djathtë.

Fakte

Man City ka fituar 7 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Kanë qenë nën 3 gola të shënuar në 7 ndeshjet e fundit të Chelsea në Ligën e Kampionëve.

Man City ka shënuar të paktën 2 gola në 7 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Man City ka parë shënuar 3 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat në të gjitha garat.

Chelsea është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Manchester City po kërkon të përfundojë me sukses tripletën pasi ka fituar tashmë Kupën e Ligës dhe Ligën Premier këtë sezon. Kjo është paraqitja e tyre e parë ndonjëherë në këtë fazë të garës.

Sezoni i Chelseat rrezikon të përfundojë dobët. Ata humbën finalen e Kupës FA dhe ishin me shumë fat që ‘vodhën’ vendin e katërt në Ligën Premier fundjavën e kaluar dhe nuk janë në atë formë që dëshironi ta mposhtni Cityn.

Chelsea së paku ka mundur Cityn dy herë në javët e fundit dhe kjo sigurisht shton një tjetër nivel intrigash përpara finales së sotme. Sidoqoftë, është e vështirë të shikosh përtej fitores së Cityt në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme

Parashikimi: Man City 2-1 Chelsea

 


/Telegrafi/