Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Portugalisë do të luajnë sot (e diel) mes vete në kuadër të 1/8-tës në Euro 2020.
Belgët dhe portugezët do ndeshen mes vete në takimin më të fortë të kësaj faze, për të kërkuar një vend në çerekfinale.
Vendi: Estadio de La Cartuja, Sevilla
Koha: Ora 21:00
Lajme rreth ekipeve
Belgjika
Dedryck Boyata dhe Jason Denayer janë në garë për të kompletuar treshen e mbrojtjes te Belgjika për ndeshjen e sotme.
Dries Mertens mund ta marrë vendin e Axel Witsel nëse ky i fundi uk është i përshtatshëm për të filluar dhe Kevin De Bruyne të vendoset në një rol më të thellë.
Thorgan Hazard dhe Yannick Carrasco janë në garë për të filluar në krahun e majtë të mesfushës me pesë lojtarë.
Portugalia
Fernando Santos bëri lëvizjen e guximshme duke lënë në stol Bruno Fernandesin kundër Francës të mërkurën dhe kjo gjë funksionoi. Ylli i Manchester Unitedit përballet përsëri me një rol të kufizuar.
Danilo Pereira do të duhet të vlerësohet pasi mori një goditje të rëndë në fytyrë kundër Francës. Joao Moutinho dhe Renato Sanches duket se kanë bërë mjaft për të mbajtur vendet e tyre titullare në ekip të dielën.
Nelson Semedo erdhi i dëmtuar kundër Francës dhe tani është një dyshim. Me Joao Cancelon të larguar shkaku i infektimit me COVID, Diogo Dalot pritet të jetë titullari i krahut të djathtë te Portugalia.
Fakte
Belgjika ka fituar 13 ndeshjet e fundit më Kampionate Evropiane.
Belgjika ka shënuar të paktën 2 gola në 13 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.
Portugalia është e pamposhtur në 23 nga 25 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.
Kanë qenë mbi 3 gola të shënuar në 8 nga 9 ndeshjet e fundit të Portugalisë në Kampionate Evropiane.
Portugalia ka shënuar të paktën 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Kampionate Evropiane.
Portugalia është e pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit kundër Belgjikës në të gjitha garat.
Analizë
Belgjika fitoi të tre ndeshjet e tyre në grupe, dhe vetëm një herë ishte në disavatazh, në pjesën e parë kundër Danimarkës.
Portugalia barazoi 2-2 me Francën të Mmërkurën dhe përfundoi e treta në Grupin F pasi Gjermania barazoi 2-2 me Hungarinë.
Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku çojnë rivalitetin e tyre në Serie A në Euro 2020 me të dy që kanë luftuar për çmimin Këpuca e Artë. Ronaldo aktualisht ka një epërsi prej dy golave.
Portugalia është e pamposhtur në pesë takimet e fundit midis dy kombeve (3 fitore, dy barazime) dhe është e vështirë të dalësh kundër Ronaldos.
Formacionet e mundshme
Belgjikë: Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Th. Hazard; De Bruyne, Hazard; Lukaku;
Portugali: Patricio; Dalot, Dias, Pepe, Guerriero; Mutinho, Pereira, Sanches; B.Silva, Ronaldo, Jota;
Parashikimi: Belgjika 1-2 Portugalia
/Telegrafi/