Telegrafi

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Barcelona – Atletico Madrid

Barcelona do ta pres Atletico Madridin në kuadër të javës 35-të të La Liga, një ndeshje që mund të vendos titullin e kampionit.

Kjo pasi Los Colchoneros janë lider, ndërsa një fitore e Barcelonës e rrëzon nga kjo pozitë.

Vendi: Camp Nou

Koha: 16:15

Lajme rreth dy ekipeve

Barcelona

Ronald Araujo mund të preferohet para Oscar Mingueza edhe një herë në qendër të mbrojtjes këtë fundjavë për Barcelonën.

Sergi Roberto gjithashtu pritet të zë vendin e Sergino Dest në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Asnjë ndryshim tjetër nuk pritet te skuadra e Ronald Koeman, i cili po paraqitet mirë në këtë fazë të sezonit.

Atetico Madrid

Jose Gimenez është në dyshim shkaku i lëndimit për Atletico Madrid, por mund ta fillojë një ndeshje kaq të rëndësishme.

Diego Simeone duhet të luajë me tre mbrojtës dhe dy anësor, me Yannick Carrasco që do të vendos në të majtë.

Thomas Lemar duhet të jetë në gjendje të fillojë në mesfushë, ndërsa edhe Luis Suarez do të jetë aftë për të filluar së bashku me Angel Correan në sulm.


Fakte

Barcelona ka fituar 16 nga 19 ndeshjet e fundit në La Liga.

Barcelona është e pamposhtur në 20 nga 21 ndeshjet ndaj Atletico Madridit në Camp Nou.

Pesë ndeshjet e fundit të Barcelonës janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Atleticos në të gjitha garat.


Analizë

Barcelona ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe ka humbur vetëm dy ndeshje që nga mesi i shkurtit.

Barca ka dy pikë më pak se kundërshtarët e tyre Atletico Madrid në garën për titull në La Liga, duke e bërë kështu fitoren jetësore.

Atletico Madrid qëndron në krye të tabelës me një epërsi prej dy pikësh ndaj Real Madridit të vendit të dytë dhe Barca të vendit të tretë. Shmangia e humbjes në këtë fundjavë është thelbësore për shpresat e tyre për titull.


Formacionet e mundshme


Parashikim: Barcelona 2-2 Atletico Madridi


 /Telegrafi/