Futbolldashësit do të jenë dëshmitar të derbit kryesor të javës së ligës elitare italiane, Serie A.
Roma do të jetë nikoqire në stadiumin Olimpico të shtatë herë kampionit evropian, Milanit.
Vendi: Roma, Olimpico
Koha: 25 Shkurt (e diele), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Roma
Forma e frikshme e Cengiz Underit do të detyrojë Diego Perottin dhe Stephan El Shaarawyn të luftojnë për vetëm një vend në formacionin startues.
Daniele De Rossi mund të pushojë pasi ka luajtur dy ndeshje rresht gjatë javës që po lëmë pas.
Milan
Franck Kessie do të kthehet pas një suspendimi me një ndeshje moslojë dhe me siguri do të shfaqet që nga minuta e parë.
Gennaro Gattuso duket se është i gatshëm të startoj me Nikola Kaliniçin që nuk është në formë kundrejt Patrick Cutrones që po kalon nëpër një periudhë të mirë në kampionatin italian.
Top lojtarët e dyja skuadrave
A e dini se…?
Romakët kanë fituar katër ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Roma ka shënuar më pak se tre gola në katër ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
AC Milan ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (Serie A).
Romakët kanë fituar tre ndeshjet e fundit (Serie A).
Janë parë nën tre gola në pesë nga gjashtp ndeshjet e fundit të Romës (Serie A).
Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 26 të Serie A dhe formacionet e mundshme
Analizë
Tre fitore të njëpasnjëshme e kanë kthyer Romën në vendin e tretë në Serie A dhe tani kanë dy javë për t’u përgatitur për takimin e dytë të Ligës së Kampionëve me Shakhtar Donetskun.
Milani e ka kapur në renditjen tabelore Sampdorian dhe janë tetë pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve. Në të njëjtën kohë, Rossonerët nuk mund t’i japin përparësi ligës pasi janë duke pasur paraqitje të mira në Kupë dhe Ligës.
Në dy takimet e fundit Milani ka marrë rezultate pozitive, ku ka fituar kundër Lazios dhe Sampdorias. Në një farë mënyre forma e tyre ndoshta do të ngadalësohet meqë luajnë një lojë në mesjavë. Një barazim këtu do ta ndihmonte të mbetej në garë dhe do të përgatiten për ndeshjen më të rëndësishme në Coppa Italia kundër Lazios.
Parashikim: Roma 2-1 Milan