Është super e diele për tifozët e futbollit të Serie A. Inter do të mirëpresin në derbin e xhiros Romën. Me tre fitore secila dhe një barazim në të gjitha garat që nga viti 2014, ndeshjet mes këtyre dyja skuadrave kanë qenë gjithmonë të nxehta dhe ndër më të kontestuara të kampionatit italian.
Vendi: Milano, Giuseppe Meaza
Koha: 21 Janar (e diele), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Inter
Miranda është kthyer nga lëndimi dhe me siguri do të fillojë si titullar në vend të Andrea Ranocchias.
Danilo D’Ambrosio mund të humbasë ndeshjen gjera po vazhdon të shërohet nga lëndimi.
Mauro Icardi ka shënuar 18 gola në këtë sezon gjersa realizoi dy në fitoren 3-1 kundër Romës.
Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnëRoma
Radja Nainggolan dhe Emerson Palmieri po lidhen me transferime këtë muaj, por të dy janë në dispozicion për të luajtur kundër Interit.
Eden Dzeko, subjekt i spekulimeve të transferimit, ka shënuar nëntë gola dhe mund t’iu shkaktojë probleme në duelet ajrore mbrojtësve të Interit.
Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?
A e dini se…?
Interi është i pamposhtur në 20 nga 22 ndeshjet e fundit (Serie A).
Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Romës janë shënuar mbi dy gola (Serie A).
Interi ka shënuar mbi dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër Romakëve në të gjitha garat.
Në tre ndeshjet e fundit të Interit janë shënuar mbi dy gola (Serie A).
Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dyja ekipeve, gjithçka është e barabartë, ku secila ka nga dy fitore dhe një barazim.
Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme
Analizë
Inter është pa n fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit dhe janë në rrezik të humbin edhe pozitën e katërt të renditjes tabelore. Një pikë do të ishte rezultat i mirë kundër një rivali të drejtpërdrejtë, por tifozët do të kërkojnë më shumë.
Roma është tre pikë prapa Interit pas humbjes në shtëpi ndaj Atalantas në xhiron e fundit, por ata të paktën kanë një ndeshje më pak se kundërshtarët e së dielës.
Ndeshja erdhi në kohën e duhur për Interin dhe Luciano Spallettin, i cili do të shpresojë që lojtarët e tij të kthehen tre fitoret dhe të rizbulojnë formën që kishin në fillim të sezonit.
Roma do të mundohet që të shënojë fitore pas rezultateve të luhatshme gjatë xhirove të fundit.
Parashikim i ekspertëve