Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah “Allianz Arene”. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe. Bayern Munich do të mirëpres Real Madridin në klasiken e futbollit evropian.
Vendi: Munich, Allianz Arena
Koha: 25 prill (e mërkure), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Bayern Munich
Robert Lewandowski, Franck Ribery, Thomas Muller, Javi Martinez, Joshua Kimmich dhe Mats Hummels do të kthehen të gjithë në formacionin startues pas mungesës në takimin e fundit në Bundesliga.
Kingsley Coman, Arturo Vidal dhe Manuel Neuer nuk janë të gatshëm për sfidën e parë të gjysmëfinales.
Rafinha pritet të fillojë në krahun e majtë të mbrojtjes pasi që nuk dihet nëse do të rikuperohet me sukses David Alaba.
Real Madrid
Real Madridi nuk kishte ndonjë ndeshje gjatë fundjavës dhe kanë pushuar para takimit të së mërkurës.
Sergio Ramos është në dispozicion përsëri pasi ka shlyer dënimin me një ndeshje mos-lojë shkaku i kartonëve të verdhë, ndërsa edhe Nacho gjithashtu është kthyer pas shërimit të një lëndimi.
Forma e Karim Benzemës do të jetë shkak për shqetësimin e Zinedine Zidanes dhe mund t’i ofrojë Gareth Bale mundësinë për të filluar që nga minuta e parë në fazën e sulmit.
Isco dhe Marco Asensio do të ballafaqohen për një vend në formacionin startues.
Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?
A e dini se…?
Janë shënuar mbi dy gola në shtatë ndeshjet e fundit të Real Madridit (UEFA Champions League).
Real Madridi ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër Bayernit në të gjitha garat.
Bayern janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).
Të dyja skuadrat janë ndër ekipet më të efikase, ku Real mesatarisht shënon 2.6 gola për ndeshje dhe Bayern 2.3.
Bayern janë të pamposhtur në shtëpi këtë sezon (F18, B3). Ata nuk kanë pësuar gol në 12 ndeshje dhe kanë shënuar nga tre gola në 14 ndeshje!
Këto dy skuadra në të kaluarën janë takuar në gara zyrtare 22 herë, ku Reali ka 12 fitore dhe Bayerni nëntë sosh dhe njëherë janë ndarë të barabartë.
Vlerësimi i lojtarëve deri në çerekfinale dhe formacionet e mundshme
Analizë
Bayern Munich janë duke e kërkuar finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga vitit 2013.
Në rrugën e tyre qëndron Real Madridi që po dëshiron ta fitojë këtë garë prestigjioze evropiane për klube për sezonin e tretë rresht.
Madridi ka fituar pesë takimet e fundit kundër bavarezëve dhe favorizohet duke marrë parasysh formën e lartë të Cristiano Ronaldos dhe mungesat te ekipi gjerman. Megjithatë, ata kanë pranuar në gola në dhjetë nga 12 ndeshjet e tyre të fundit.
Bayern është i pamposhtur në shtëpi këtë sezon, madje edhe në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar gol.
Gjermanët kanë shënuar të paktën pesë gola në pesë prej tetë ndeshjeve të fundit në shtëpi, por a mund të përsërisin një formë të tillë të shkëlqyer kundër kampionëve në fuqi?
Parashikimi: Bayern Munich 2-1 Real Madrid /Telegrafi/