Telegrafi

Starviq: Të gjithë rastet e rënda të foshnjëve vijnë në Shkup

Foshnja katër muajshe nga Gjevgjelia me infeksion respirator dhe sindrom të rëndë malformues, ka prekur disa organe-zemra, mushkëritë e bardha…, ka vdekur sot në Repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Këtë sot e ka theksuar drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Starviq, e cila tha se edhe foshnja nga Gostivari, e sjellur sot në Klinikë me gjendje të rëndë shëndetësore, menjëherë është vendosur në respirator, poashtu ka vdekur sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky është institucioni terciar. Të gjithë rastet më të rënda vijnë këtu. Ne mjekët, pavarësisht asaj që kemi mundës nga pajisja dhe dija, jo çdoherë mundemi të kurojmë. Kanë ndodhur raste të rënda dhe kanë vdekur’., ka theksuar Starviq.

Për shkak që rreziku nga malformimi të paraqitet edhe te fëmijët tjerë, Starviq ka theksuar se qëndrojnë në dispozicion për konsultime. /Telegrafi/