Site icon Telegrafi

Startup-i Nothing lanson telefonin e parë më 12 korrik

Nothing, startup-i i teknologjisë së konsumatorit i udhëhequr nga bashkë-themeluesi i OnePlus, Carl Pei, do të prezantojë smartfonin e tij të parë në një ngjarje më 12 korrik, ka njoftuar kompania.

Siç bëhet e ditur, Nothing Phone 1 do të jetë pajisja e dytë e kompanisë, pas lansimit të kufjeve të saj pa tel Ear 1 vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Ngjarja do të mbahet në Londër me prani fizike së bashku me një transmetim të drejtpërdrejtë.

Kompania tashmë ka bërë të ditur disa aspekte të smartfonit. Në një ngjarje në mars, kompania dha detaje të lansuesit Nothing OS, që do të funksionojë në krye të Android 11.

Ky smartfon u lëshua në beta muajin e kaluar. Telefoni thuhet se do të ketë elemente transparente në dizajnin e tij, do të ketë shirita ndriçues në pjesën e pasme të pajisjes dhe do të mundësohet nga një procesor “Qualcomm Snapdragon”.

Telefoni i avancuar përfaqëson hapin tjetër në dëshirën e Nothing për të ndërtuar një ekosistem të pajisjeve të avancuara të ndërlidhura. /Telegrafi/

Exit mobile version