Site icon Telegrafi

Starton Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

3000 artistë nga 18 grupe pjesëmarrëse kanë arritur në qytetin e gurtë ku u është rezervuar një pritje mjaft bujare nga organizatorët dhe qytetarët. Në rrugët e pazarit karakteristik janë organizuar panaire të artizanatit dhe të kulinarisë çka ka dhënë gjallëri në rrugët e kalldrëmta.

Në sheshin e Qafës së Pazarit është organizuar një koncert me artistë gjirokastritë të cilët kanë përshëndetur pjesëmarrësit. Në natën e parë të konkurrimit zbresin në skenë tre grupe. Grupi i Tiranës, ai i Korçës dhe grupi i parë i Kosovës.

Festivali Folklorik Kombëtar do të zgjasë katër ditë dhe do të sjellë në skenën e kalasë vlerat e folklorit nga të gjitha trevat shqiptare. /tch/telegrafi/

Exit mobile version