Telegrafi

Startojnë me më të mirët në dispozicion: Man City – Liverpool, formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier

Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në “Etihad Stadium” me dy skuadrat që do t’i kërkojnë pikët e plota – pasi janë në garë për titull.

Për këtë ndeshje, Citizens nuk do të mund të llogarisin vetëm në Ruben Dias, që është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, The Reds do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të synojnë ta parakalojnë Cityn në renditjen tabelare.

Formacionet zyrtare

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Jesus, Foden, Sterling

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Mane, Salah, Jota. /Telegrafi/