Telegrafi

Starti i tij është më i mirë se si imi – Guardiola lëvdon Solskjaerin

Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lëvduar teknikun e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, duke thënë se ai ka pasur start më të mirë në Ligën premier.

Solskjaer ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e para që prej se zëvëndësoi Mourinhon në dhjetor, duke barazuar rekordin e Matt Busbyt me një fitore prej 2-0 ndaj Readingut në FA Cup.

Norvegjezi u caktua deri në fund të sezonit, por me fitore ndaj Tottenhamit në Ligën Premier të dielën do të mund që të thyente rekordin për fitore rresht.

“Ai fitoi të gjitha ndeshjet. Ai është trajner më i ri që po merr rezultate të shkëlqyera. Unë kam parë disa minuta të ndeshjeve që ata kanë luajtur dhe ata luajtën mirë”.

“Por, nuk është puna ime të flas për kundërshtarët tjerë, ne kemi ndeshje të vështira që po na vijnë”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Ëolvesit. Ne kemi një ditë pushim për t’u përgatitur për këtë ndeshje”, u shpreh Guardiola.

City gjendet në luftë të ashpër për titull e është katër pikë prapa Liverpoolit në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/