Site icon Telegrafi

Starti si në ëndrra i Kreshnik Ukës këtë sezon, gjashtë golat e tij e bëjnë Drenicën lider në BKT Superligë

Drenica është kthyer të fitorja, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 4-0, në kuadër të javës së nëntë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra kuqezi ka funksionuar shumë mirë në këtë fillim kampionati, duke marr 17 pikë, që e mbajnë në vendin e parë.

Pa dyshim që secili futbollistë po jep maksimumin në këtë rezultate, por njëri prej tyre është dalluar më shumë.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Kreshnik Uka, i cili ka gjetur rrjetën plot gjashtë herë këtë sezon, më shumë se çdo lojtarë tjerët, shkruan Telegrafi.

Forma e Ukës filloi në javën e katërt, kur shënoi golin e fitores ndaj Ulpianës, ndeshja që u mbyll 1-0.

Uka shënoi edhe në gjiron e gjashtë, në barazimin 1-1 ndaj Llapit.

Sulmuesi nuk u ndal me kaq, pasi shënoi dy herë në ndeshje që Drenica e humbi 3-2 me Ballkanin, duke shkuar në atë kohë në kuotën e katër golave.

Edhe pas pauzës së kombëtareve, këmbëshpejti nuk e humbi formën e tij, por vetëm e ka rritur, duke tund dhe sot rrjetën dy herë në fitoren 4-0 ndaj Feronikelit.

Të kujtojmë që Kreshnik Uka luan te Drenica si huazim nga Prishtina.

Sulmuesi deri më tani ka shënuar një gol më pak se e gjithë skuadra e Dritës (7), ndërsa gola se e gjithë skuadra e Dukagjinit (6).

Ai ka shënuar i vetëm gola më shumë se e gjithë skuadra e Feronikelit (5) dhe Llapit (4). /Telegrafi/

Exit mobile version