Borussia Dortmund ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’.
Ekipi i Thomas Tuchel ka shënuar gol në minutën e pestë të ndeshjes falë një aksioni të bukur.
Gonzalo Castro asistoi bukur te Aubameyang goditjen e të cilit e priti portieri Mignolet, por topi u kthye tek këmbët e Mkhitaryan i cili shënoi për 0-1.
Kujtojmë që ndeshja e parë në Gjermani mes dy skuadrave përfundoi me barazim 1-1. /Telegrafi/