Interneti satelitor Starlink ka arritur në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane që është në pronësi të Elon Musk.
Starlink ka njoftuar në profilin zyrtar në X se shpejtësia e lartë e internetit tani është e qasshme edhe në Shqipëri, transmeton Telegrafi.
Në hartën e mbulueshmërisë me internet satelitor është futur tani edhe Shqipëria, një zonë aktive me këtë lloj interneti.
Por si funksionon rrjeti i Starlinkut kanë dhënë shpjegime nga kompania e miliarderit amerikan.
Ata njoftuar se rrjeti i Starlink lansohet në hapësirë përmes antenave satelitore – kurse të gjithë ata që duan shërbimet e tyre duhet të paguajnë për antenën dhe qasje në internet. /Telegrafi/
Starlink now available in Albania! https://t.co/FD0PWaAYED
— Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2024