SpaceX së fundmi ndau një video të marrë nga hapësira që ofron një pamje mahnitëse të Tokës.
Pamjet, të marra gjatë një shpërndarjeje satelitore Starlink në bordin e raketës Falcon 9 të kompanisë, tregojnë një pamje të mbulesave mbrojtëse të njohura që ndahen dhe bien përsëri në Tokë.
SpaceX e postoi videon në X ndërsa ishte në prag të rekordit të saj për numrin e lëshimeve brenda një viti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se kompania, e kryesuar nga Elon Musk, kohët e fundit gjithashtu ka ofruar qasje falas në shërbimin e internetit Starlink për ata që janë prekur nga Uragani Helene dhe Uragani Milton në SHBA.
Videoja në hapësirë tregon një grup satelitësh Starlink teksa dy pjesë të pajisjeve mbrojtëse largohen nga raketa Falcon 9 që çoi ngarkesën në orbitë.
“Pamje nga gjysma aktive dhe pasive e një ngarkese gjatë një nisjeje të fundit të Falcon 9 të Starlink”, shkroi SpaceX.
Fairing separation confirmed!
View from the active and passive halves of a payload fairing during a recent Falcon 9 launch of @Starlink pic.twitter.com/TUjcweZBwF
— SpaceX (@SpaceX) October 21, 2024
Ndryshe, Starlink është një plejadë e mijëra satelitëve në pronësi private që lejojnë SpaceX të ofrojë internet për klientët në mbarë botën.
SpaceX filloi lëshimin e satelitëve Starlink në orbitë në vitin 2019 dhe ka zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme rrjetin e saj që atëherë, me më shumë se 6,000 satelitë operacionalë, sipas Space.com. /Telegrafi/