Ndeshja e yjeve të basketbollit kosovar sivjet do të organizohet në palestrën e rinovuar, Minatori.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ky organizim të bëhet në javën e parë të muajit prill.
Ndeshja All Star, sikurse në vitet e kaluara, edhe sivjet do të organizohet për nder të të ndjerit Isuf Lumi, i cili ka qenë kryetar i parë i FBK-së dhe ish sekretar i FBK-së, transmeton borozani.
Kjo ndeshje do të organizohet ndërmjet skuadrës së përbërë nga lojtarët vendorë, dhe asaj të huaj që luajnë në Superligë.
Ekipin e vendorëve do ta udhëheq përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, ndërsa trajneri i ekipit të të huajve do të vendoset në ditët në vijim nga Bordi i FBK-së.