Telegrafi

“Star Wars: The Rise of Skywalker” merr shumë kritika negative

Vazhdimi i nëntë i “Star Wars” tashmë e ka nisur shfaqjen në gjithë botën, ndërsa reagimet për këtë film nuk janë më të mirat.

Sipas statistikave të para, kritikët thonë se “The Rise of Skywalker” mund të jetë filmi më i keq i franshizës së popullarizuar.

“Nuk ekziston ndonjë mënyrë që kjo të ndryshohet. Madje edhe nëse ‘Star Wars: The Rise of Skywalker’ arrin suksese milionëshe, nuk mund të mohohet fakti se ka marrë kritika shumë negative”, shkruan Forbes.

Faqja e Rotten Tomatoes i ka publikuar edhe vlerësimet e filmit, ku të gjitha janë nën 60 për qind dhe e cilëson jocilësor duke e renditur në filmat e këqij.

Sa i përket kësaj franshize, filmi më i vlerësuar është “The Empire Strikes Back” (me 94 për qind), ndërsa pas tij janë “A New Hope” (me 93 për qind) dhe “The Force Awakens” (po ashtu me 93 për qind). /Telegrafi/