“Mendoj se kemi luajtur mirë dhe kemi shënuar një rezultat të shkëlqyeshëm. Ishim të durueshëm edhe kur ishte vështirë për ne në pjesën e parë. Falënderoj tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë ndeshjes. Tash shkojmë të qetë në Shkup”.
“Kemi mundur të shkojmë në anën e kundërt, por [portieri] Stojkovic bëri punën e tij super, për çdo meritë”, ka thënë Stojanovic pas takimit të mbrëmshëm.
Ekipi nga Maqedonia u fokusua në mbrojtje në pjesën e parë të takimit, e cila përfundoi pa gola si dhe me një penalti të humbur nga shqiptarët. Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan të tregojnë lojë më ofensive, por kjo iu doli keq, pasi u liruan në mbrojtje dhe kjo u kushtoi me katër gola të pranuar.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shkup kur stadiumi do të ketë vetëm tifozë të Shkëndijës. /Telegrafi/