Qëndrimi i njëanshme të vendeve anëtare të BE-së nuk kanë asnjë efekt në përfundimet e BE-së, tha Peter Stano, zëdhënës i Ministrit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell, pasi dolën informacione se Bullgaria po kushtëzonte fillimin e negociatave me Maqedoninë duke hequr dorë nga gjuha maqedonase dhe pakica.
“Këshilli Evropian miratoi njëzëri vendimin për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Pozicioni i BE-së shprehet qartë në përfundimet e Këshillit”, tha Stano për AIM.
Agjencia shtetërore shkruan se shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të shprehin mospajtim e tyre për disa pjesë të një vendimi të caktuar dhe ta paraqesin dokumentin e tyre si aneks, por kjo nuk e ndryshon vendimin./Telegrafi/