Telegrafi

Stankoski: Blerja e duhanit mund të intensifikohet, varet vetëm nga blerësit

“Blerja e duhanit ka nisur zyrtarisht më 15 dhjetor, të gjitha pikat janë të hapura dhe kemi regjistruar 263 pika blerjeje me 280 peshore. Deri tani ka blerë mbi 500 tonë duhan, që mendoj se është pak për këtë periudhë të sezonit të blerjeve, por shpresojmë që dinamika të rritet nga java e ardhshme ose pas Vitit të Ri”, tha drejtori i Inspektoratit të Shtetit të Bujqësisë, Jane Stankoski.

Ai shtoi se blerja e duhanit varet nga blerësit dhe apeloi që të rrisin çmimet sipas klasave dhe të mos manipulojnë duhanxhinjtë.

“Ka informacione se prodhimi është ulur. Janë lidhur rreth 30 mijë kontrata për 26.5 mijë tonë duhan. Por pritet, unë personalisht pres 15 mijë, e disa flasin për 13 mijë tonë. Në fund do të shohim se cili do të jetë numri”, tha Stankoski.

Ai përsëriti se pret që nga java e ardhshme të intensifikohet blerja e duhanit dhe sezoni të përfundojë si korrjet e mëparshme./Telegrafi/