Telegrafi

Standard&Poor’s: Kriza politike në Maqedoni nuk ka ndikuar në rejtingun e kreditit, është stabile!

Norma e kreditit të Maqedonisë mbetet në nivel të “BB” del me pesrpektivë të qëndrueshëm, siç është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e rejtingut “Standard and Poor’s”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përparësitë kryesore të vlerësimit të ekonomisë të Maqedonisë janë të theksuara në politikën makroekonomike dhe kushtet për udhëheqje të biznesit, rritja ekonomike e cila ishte më e lartë sesa pritej, kapitalizimi i mirë i sektorit banker që është fitimprurës dhe është i financuar nga depozitat vendase.

Sipas Agjencisë së vlerësimit, kriza politike nuk ka ndikuar në rritjen e cila ishte 3.7 përqind të BB-së për shkak të rritjes së eksporteve nga zonat e lira ekonomike dhe investimeve publike.

Deficiti buxhetor, agjencia thotë se vitin e kaluar ishte më pak sesa ishte planifikuar, megjithatë, financat publike kanë rrezik nga kriza me refugjatët.

Stabiliteti i vendit, është një sinjal i mirë për investitorët e huaj dhe tregjet ndërkombëtare të kapitalit, thonë ekspertët. /Telegrafi/