Site icon Telegrafi

Standardi jetësor në Maqedoni, 75 vjet larg Bashkimit Evropian

Në Maqedoninë e Veriut, prej vitit 2000, rritja vjetore e BPV-së mesatarisht ka qenë 2.8 për qind, ndërsa me këtë shkallë – fëmija i lindur në Maqedoni sot, do të mbushë 75 vjet derisa shteti të arrijë nivelin e të ardhurave me niveli ne të ardhurave të Bashkimit Evropian, thuhet në Raportin e Bankës Botërore

Sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike e Maqedonisë në vitin 2018 ishte më e ulët në krahasim me vendet fqinje. Rreth 25 për qind e popullatës edhe më tutje jetojnë në varfëri, ndërsa vetëm 50 për qind e popullatës së aftë për punë është e punësuar. Maqedonia mbetet prapa vendeve tjera në pikëpamje të menaxhimit, stabilitetit politik, votimit, llogaridhënies, sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit.

Sipas raportit të njëjtë, sektorët e orientuar për eksport nuk kanë krijuar shumë lidhje me firmat vendore, ndërsa eksporti i shërbimeve është vetëm 25 për qind nga eksporti i përgjithshëm. Shkalla e ulët e punësimit prej 49 për qind është si rezultat i papunësisë së madhe dhe pjesëmarrjes së ulët të fuqisë punëtore. Mbi 80 për qind e të papunëve kërkojnë punë më shumë se një vit, ndërsa rreth 70 për qind nuk kanë asnjë përvojë të mëhershme të punës, thuhet në raport.

Në bazë të hulumtimeve të veta, Banka Botërore thekson se Maqedonia e Veriut mund të pres që deri në vitin 2041 të ketë një përparim të dukshëm në tejkalimin e dallimeve në standardin jetësor me vendet e Bashkimit Evropian. “Megjithatë, që të arrihen këto synime, duhet të kontrollohet qasja e tanishme zhvillimore, e cila realizon rezultate modeste në pikëpamje të rritjes së BPV, uljes së varfërisë dhe konsolidimit të klasës së mesme”, thuhet në raport.

Në vitin 1995, vazhdon më tej raporti, ekonomia e Maqedonisë kishte thuajse vëllimin e njëjtë sikurse ekonomia e Letonisë, megjithatë në vitin 2017 – Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori në Letoni ishte rreth dy herë më i madh. Në Maqedoninë e Veriut, prej vitit 2000, rritja vjetore e BPV-së mesatarisht ka qenë 2.8 për qind, ndërsa me këtë shkallë – fëmija i lindur në Maqedoni sot, do të mbushë 75 vjet derisa shteti të arrijë nivelin e të ardhurave me niveli ne të ardhurave të Bashkimit Evropian. Banka Botërore megjithatë vëren se nëse rritja vjetore përshpejtohet dhe arrin në pesë për qind, Maqedonia do të mund të arrijë me BE derisa fëmija të mbushë 30 vjet. (koha.mk)

Exit mobile version