Telegrafi

“Standardet evropiane janë nevojë e qytetarëve, jo vetëm kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot realizoi takim me ambasadorët e shteteve anëtarë të BE-së në organizim të Delegacionit të BE-së dhe euroambasadorit Samuel Žbogar, takim në të cilin ajo shprehu vendosmërinë e saj për reforma në këtë resor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshimet i bëjmë për përmirësimin e të drejtave të njeriut, për krijim të sistemit të sundimit të ligjit, sepse standardet evropiane janë nevoja të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e jo vetëm kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kur humbet besimi në institucione, më i vështirë është kthimi. Natyrisht, nuk mund të presim që kjo të bëhet menjëherë, por ne do ta vendosim drejtësinë në rrugën e vërtetë”, tha Deskoska.

Ministrja e Drejtësisë informoi ambasadorët për aktivitetet aktuale në reforma, si dhe për planet për aktivitete tjera në sfera prioritare si: gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshpejtimin e procedurave administrative dhe avancimin e të drejtave të njeriut ë Maqedoni./Telegrafi/