Site icon Telegrafi

Standardet e aviacionit civil miratohen edhe në Kosovë

“Me autoritetin që më është dhënë nga Ligji për Aviacionin Civil, integruam në legjislacionin vendor standardet e Aviacioni Civil ndërkombëtar, si “Konventa e Çikagos” e vitit 1944 dhe po ashtu integruam standardet evropiane që dalin nga marrëveshja e përbashkët themelimin e hapësirës së përbashkët Evropiane të Aviacionit e njohur si “marrëveshja ECAA”dhe dokumentin e 30 të konferencës evropiane të Aviacionit Civil të njohur si “dokumenti 30 i ECAc””,- tha ministri Pajaziti.

Duke folur për rëndësinë e këtyre rregulloreve, ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, tha se” është ky një hap i madh drejt procesit integrues të Kosovës në hapësirën e përbashkët evropiane, ku po ashtu miratuam Programet Nacionale të sigurimit të Aviacionit Civil që janë pjesë e politikave anti- terror.

Këto programe kanë si qëllim themelor mbrojtjen dhe sigurimin e individit dhe të mirave materiale nga kërcënimet ose kërcënuesit që kanë si qëllim shkatërrimin ose dëmtimin e tyre”.

 

Exit mobile version