Site icon Telegrafi

Standarde zvicerane në turizmin e Maqedonisë

Infrastrukturë më e mirë lokale, fuqi punëtore e kualifikuar dhe cilësi më e madhe e shërbimeve, janë sfidat me të cilat ballafaqohet turizmi i Maqedonisë, tha sot ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin para promovimit të certifikatave SHL trajnues, Kuçi theksoi se pikërisht edukimi i mëtejmë është mundësi më shumë për shfrytëzim maksimal të potencialeve turistike me të cilat disponojmë.

“Duhet infrastrukturë më e mirë, qasje dhe rrugë deri te hotelet, kapacitet të vendosjes, posaçërisht në vendet të cilat kanë potencial turistik”, theksoi ministri i cili pret, siç tha, sezon të suksesshëm këtë vit.

Sipas zëvendësshefit të misionit në Ambasadën zvicerane Stefan Tomaxhan, për realizimin e përfitimeve ekonomike nga turizmit nevojiten kuadro të kualifikuara, njofton AIM.

Në promovim 16-të trajnues të Maqedonisë morën certifikata nga Akademia për menaxhim hotelerik në Lucern. Certifikatat janë nga sferat: teknika për shitje dhe distribuim, komunikim me klientët dhe menaxhim me të ardhurat.

Akademia është e renditur në mesin e 100 institucioneve të para arsimore për hoteleri në botë. Profesoresha e Akademisë Suzan Osvald i inkurajoi punonjësit hotelerik-turistik nga vendi të investojnë në njohuritë e veta ajo është, tha, garancë për sukses dhe rezultat. /Telegrafi/

Exit mobile version