Site icon Telegrafi

Standard për kompjuterët AIO

Kjo kompani shpreson që iniciativa e saj së shpejti do t’u mundësojë blerësve sisteme më të lira AIO, gjë që do ta rriste edhe më tepër popullaritetin e tyre.

Me standardizimin e dizajnit, prodhuesit do të kishin dukshëm më pak shpenzime gjatë prodhimit të kompjuterëve, ndërsa për një kohë të shkurtë do të mund t’i ofronin tregut një numër më të madh të modeleve të ndryshme.

Intel rekomandon formatin e pllakave amë Mini-ITX në sistemet AIO, ndërsa këtë ide aktualisht e mbështesin kompanitë Mitac International, MSI dhe ECS.

Ndërsa prodhuesit tjerë (si Apple, Dell apo Lenova) vështirë se do të ndjekin hapat e Intel për shkak të disa vështirësive që janë të lidhura me vetë formatin e kompjuterëve AIO.

Një numër i madh i kompanive, në sistemet AIO vendosin kartela grafike të formatit MXM, që në rast të pranimit të pllakave amë Mini-ITX vështirë se do të realizohej, ndërsa vendosja e kartelave grafike të PC-ve klasikë është e pamundur (për shkak të dizajnit të shtëpizës). /Telegrafi/

Exit mobile version