Site icon Telegrafi

Stanaj publikon video të shkurta të klipit me vajza të bukura

Albert Stanaj ka kohë që po mban koncerte dhe po zhvillon një karrierë në SHBA.

Këngëtari që më shumë njihet sipas emrit artistik, Stanaj ka paralajmëruar se më 11 maj, (e premte) do të sjell këngën më të re.

Shqiptari ka zbuluar se do të bashkëpunojë me reperin amerikan, TyDollSign që javë më parë ka bashkëpunuar me Elvana Gjatën, në këngën “Off Guard”.

‘Dirty Mind’ mban emër dueti i djalit nga Malësia, që pritet të jetë një hit i vërtetë.

Ai tashmë ka publikuar disa video të shkurta të këngës së re, ku shihet se është mjaft ritmike dhe vajza të bukura.

Edhe njëherë fansat i kanë kujtuar se këngëtari jonë po ndikohet si shumë nga Justin Timberlake, të cilën gjë nuk e ka fshehur 24-vjeçari.

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe disa këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version