Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Stanaj, ka publikuar një “cover” të ri.
Këngën që e ka realizuar në versionin e tij Albert Stanaj është “Amorfoda” nga Bad Bunny.
Tashmë video është publikuar në rrjetin social YouTube dhe mund të dëgjohet në version të plotë.
Këngëtari kështu vazhdon lansimin e projekteve ashtu si i paralajmëroi.
Stanaj qëndroi gjatë verës në Kosovë.
https://youtu.be/vC8t3Gc0yTE
Ai performoi në festivalin Sunny Hill bashkë me emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.
Stanaj shpesh është komplimentuar për potencën vokale nga emra si Drake e yje tjera botërore. /Telegrafi/