Këngëtari amerikano-shqiptar, Albert Stanaj, ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Dirty Mind” mban titullin kënga e tij e re, e cila është realizuar në bashkëpunim me artistin Ty Dolla $ign.
Këngëtari ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se kënga e tij e re, gjendet gjithashtu e disponueshme në të gjitha platformat e muzikës online.
“Dirty Mind” vjen në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, dhe ka gjithashtu të bashkëngjitur edhe tekstin.
Përndryshe, artisti Stanaj është bërë mjaft i pëlqyer për publikun ndërkombëtar, dhe këtë e tregon edhe suksesi i këngëve të tij.
Ai mori vëmendje para disa vitesh, pas publikimit të këngës “Romantic”, që cilësohet si një nga këngët më të suksesshme të tij. /Telegrafi/