Site icon Telegrafi

Stanaj i pranishëm në MTV VMA, pozon me Jessie J (Foto)

Nuk mund të mos ishte i pranishëm edhe një shqiptar i talentuar si Albert Stanaj në një ndër evenimentet më të rëndësishme muzikore si ‘MTV Video Music Awards 2017’.

Këngëtari shqiptar, i cili po korr shumë sukses si artist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shfaqur momente të ndryshme nga mbrëmja e djeshme (e diel), por ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një fotografi ku shfaqet me Jessie J, transmeton TCH.

Ai dhe këngëtarja britanike e kanë postuar këtë imazh në profilet e tyre në Instagram dhe ajo çfarë nuk dinim është se duket që Jessie është një fanse e zjarrtë e Stanajt.

Lexo po ashtu Lamar rrëmbeu gjashtë çmime, Ed Sheeran u shpall artisti i vitit (Video)

Kësaj fotografie të lezetshme ajo i ka bashkangjitur fjalët: “Më në fund arrita të takoj këtë makineri zhurmuese”, një krahasim ky që shkon për vokalin e mrekullueshëm të këngëtarit shqiptar.

Exit mobile version