Telegrafi

Stanaj pozon në krah të Jennifer Lopezit: Mbrëmja e kaluar ishte film

Ai është një ndër këngëtaret më të suksesshëm shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për ALbert Stanajn, i cili më mirë njihet vetëm si Stanaj, që vepron dhe jetën në SHBA.

Ky i fundit ka pasur raste të takohet me shumë yje botërore të muzikës, madje, ka kënduar vetëm për qejfin e tyre.

Së fundi, këngëtari ka pasur rastin ta takojë këngëtaren amerikano-latine, Jennifer Lopez, të cilën duket se e ka edhe mikeshë të mirë.

Kështu së paku ka bërë të ditur artisti përmes llogarisë personale në Instagram teksa shihet në krah të së dashurës së Alex Rodriguezit.

Lexo po ashtu Stanaj përkrah me reperin e njohur botëror (Foto)

“Është gjithmonë kënaqësi e zhurmshme me JLO për Krishtlindje”, shkroi duke shtuar se “Mbrëmja e kaluar ishte film”.

Ndryshe, Stanaj kujtojmë se gjatë verës ka performuar në Kosovë, në kuadër të “Sunny Hill Festival”. /Telegrafi/